Vitin e ardhshëm rehabilitim i autostradës në segmentin Hipodrom, Milladinovc dhe Petrovec

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore vitin e ardhshëm planifikon t’i rindërtojë segmentet e autostradave Hipodrom – Milladinovci, Milladinovci – Petrovec dhe Petrovec – Hipodrom. Hyrjet e autostradës, në Shkup, nga lindja janë me gjatësi të përgjithshme prej 28 kilometra, ndërsa për rehabilitimin e tyre janë siguruar mjete me hua nga Banka Evropiane për rinovim dhe zhvillim (BERZH), transmeton META.mk.

“Presim në shtator/tetor të shpallet tenderi për ndërtim e gjatë vitit 2020 kompletim të të gjitha punëve ndërtimore”, thanë për “Meta.mk” nga NP për rrugë shtetërore.

Byroja për projektime “Prostor” nga Kumanova për momentin është duke punuar në dokumentacionin e tenderit për rindërtimin e planifikuar të tre akseve, për çka janë ndarë mjete në lartësi prej mbi 9,2 milionë denarë.

Karregjata në tre akset e autostradave në hyrje të Shkupit është në gjendje të keqe. Krahas asfaltit të valëzuar, në pjesë të karregjatës ka vrima, që e vështirëson zhvillimin e komunikacionit. Njëkohësisht, këto tre segmente të akseve në Korridoret 8 dhe 10 kanë frekuencë të lartë të automjeteve, me ç’rast aksi Petrovec – Hipodrom në vitin 2017 ka qenë aksi më i frekuentuar rrugor në vend me qarkullim ditor mesatar vjetor prej 16.099 automjete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button