Ka reaguar Avokati i popullit pas zhvillime të fundit në deponitë e RMV-së

Për situatën e palakmueshme të krijuar  me zjarrin në deponinë Rusino të Gostivarit dhe Bukovo të Ohrit, ka reaguar Avokati i popullit i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij dhe ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të parandalohet rreziku i mëtutjeshëm nga ndotja e mjedisit jetësor, njofton Portalb.mk.

Avokati i popullit ka apeluar deri në Qeveri e veçanërisht deri te Ministria për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor që në afat sa më të shkurtë të mundshëm kohor t’i intensifikojnë punët me menaxhimin e mbeturinave, sidomos ndërtimin e deponive rajonale, dhe me këtë të parandalohet rreziku i mëtutjeshëm nga ndotja e mjedisit jetësor.

Djegia e deponisë Rusino në Gostivar si dhe ngjarjet e fundit në deponinë Bukovo të Ohrit, tregojnë se sa është e rëndësishme zgjidhja e kësaj çështje për qytetarët duke marr edhe parasysh pasojat të cilat i shkaktojnë këto.

“Gjegjësisht, ngjarjet e fundit me djegien e mbeturinave në deponinë rajonale Rusino të Gostivarit, si dhe deponinë Bukovo të Ohrit tregojnë në atë se sa është e rëndësishme zgjidha e kësaj çështjeje, veçanërisht që pasojat nga ndotja e ajrit, janë të shumta si ndotja ndaj ujit dhe tokës nga të cilat  do të kemi pasoja afatgjate jo vetëm në ato rajone por edhe në gjithë vendin. Eko sistemi në asnjë rast nuk guxon të shikohet si i izoluar, por përkundrazi ai është i integruar, dhe prej këtu ndotja do të ndikojë ndaj të gjithëve”, thuhet në kumtesën e Avokatit të popullit.

Kanë kaluar tre vite që nga hulumtimi i Avokati të popullit për situatën me deponimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe fatkeqësisht konstatimet mbesin të njëjta.

“Avokati i popullit me keqardhje konstatoi se edhe pas tre viteve nga hulumtimi i tij për situatën me deponimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut konstatimet mbesin të njëjta, ndërsa situata në terren e pandryshuar. Deponitë lokale, të cilat në pjesën më të madhe nuk plotësojnë asnjë standard ekologjik edhe mëtej punojnë, nuk ka modernizim në asnjërën prej dy deponive rajonale Drislla dhe Rusino, ndërkaq nuk ka filluar ndërtimi i asnjërës prej gjashtë deponive bashkëkohore rajonale, thotë Avokati i Popullit.

Veçanërisht brengos fakti që në hartën ekologjike të Evropës, Republika e Maqedonisë së Veriut mban vendin e parë më të lartë sipas ndotjes, përfundon Avokati i popullit.  

Përndryshe, gjendja pas shpërthimit të zjarrit në deponinë rajonale Rusino, në afërsi të Gostivarit prej në mëngjes është stabile. Autoritetet lokale thonë se zjarri është shuar, por era e pakëndshme ende ndjehet në disa vende përgjatë qytetit. Shkaqet për paraqitjen e zjarrit në deponinë rajonale nuk dihen, por supozohet se ka ardhur deri në vetë djegien e shkaktuar nga moti i ngrohtë. Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve të shtunën në mëngjes ishte ndërprerë për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore dhe rekonstruksion të rrugës e cila qon deri te deponia.

LEXO: Zjarri ka kapluar deponinë Rusino, shuarja e vështirësuar          

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button