AUV ndaloi importin e mishit të derrit dhe përpunimin nga Serbia për shkak të murtajës afrikane

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) sot mori vendim për ndalesë për import të mishit të derrit dhe përpunimeve të mishit të derrit, si dhe importin dhe transitin e derrave shtëpiak dhe të egër nga Serbia, pas lajmit se në këtë vend është paraqitur murtaja afrikane.

Drejtori i AUV, Zoran Atanasovski për MIA-n konfirmoi se në Serbi ka murtajë afrikane të derrit edhe në atë rrethinën e Beogradit, Mlladenovacit, krahinës së Semedervës, shkruan MIA.

Paraprakisht, në konferencën për shtyp për antraksin, Atanasov kumtoi se në Republikën e Maqedonisë së Veriut, murtajë afrikane të derrit  nuk ka. Situata përcillet me vëmendje, ndërsa masat parandaluese janë ngritur në nivelin maksimal.

Alarmi për murtajën afrikane të derrave u ndez pas informacionit se në Bullgari numri i vatrave është rritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button