Atanasov: Të mos bëhet senzacion nga antraksi sëmundja nuk është e re dhe është nën kontroll

Dukuria e antraksit nuk është asgjë e re, e as e pazakonshme. Edhe deri më tani në vend sëmundja ishte e regjistruar. Është e pranishme këtu me dekada. Nuk ka nevojë që të përhapet panik dhe të mbillet frikë te qytetarët, e aq më pak të bëhet senzacion, porositi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Zoran Atanasov.

Atanasov në konferencë për shtyp theksoi se rast të ri të antraksit te kafshët nuk ka, ndërsa nuk ka as persona të infektuar. Në fshatin Strogomishtë e Poshtme, të Zajazit, gjithsej nëntë trupa të bagëtive janë shkatërruar, janë djegur dhe larguar. Te katër dele të ngordhura ende bëhen analiza për vërtetimin e sëmundjes, njofton MIA.

“Në vend ka 22 të ashtuquajtura distrikte në të cilat antraksi deri më tani është detektuar. Edhe Strogimishta e Poshtme tani i përket këtij grupi të 22 rajoneve ku vazhdimisht ndërmerren masat standarde që, mes tjerash, nënkupton edhe vaksinim të obligueshëm të paktën 20 vite”, theksoi drejtori.

Megjithatë, edhe krahas vaksinimit, shtoi, nuk përjashtohet mundësia nga paraqitja e sëmundjes.

Sqaroi se antraksi është baktere e cila transmetohet përmes poreve. Ata janë shumë rezistente dhe në  tokë mund të mbijetojnë shumë gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button