Shiu i meteorëve, spektakël mes 12 dhe 13 gushtit

Jeni gati për të parë një spektakël në qiell? Ashtu si çdo vit, një shi meteorësh do të dhurojë një shfaqje për të gjithë. Në kalendarin fetar është përcaktuar data e 10 gushtit, por shiu i meteorëve do të jetë më i qartë në mes të 12 dhe 13 gushtit, rreth orës 22:00 të mbrëmjes, kur pritet të shihen 50 meteorë në orë, shkruan Topchannel.

Për të admiruar më mirë yjet që bien, duhet zgjedhur një vend i errët, larg nga qytetet dhe nëse është e mundur në lartësi. Edhe pse këtë vit, hëna duket se nuk do të na ndihmojë aspak, pasi në këto netë do të ketë ndriçim të plotë.

Shënim: Në fakt, nuk bëhet fjalë për yje të vërtetë, por për mbetje perseidi, që e kanë origjinën nga kometa Swift-Tuttle, e zbuluar në vitin 1862 nga astronomi italian Giovanni Virginio Schiaparelli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button