U konfirmua arsyeja e ndarjes, Miley Cyrus reagon pasi i dha fund lidhjes me Liam

Ditën e sotme është bërë publik lajmi se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 10-vjeçare. Ky vendim erdhi 7 muaj pasi çifti e kishte kurorëzuar dashurinë me martesë. Lajmi është konfirmuar nga një burim për People, i cili u shpreh se ndarja erdhi sepse ata dëshirojnë të përqëndrohen te vetja duke qenë se janë në zhvillim dhe duke ndryshuar vazhdimisht, shkruan revista Class.

“Liam dhe Miley kanë vendosur të ndahen. Ata janë gjithnjë në zhvillim, duke ndryshuar si partnerë dhe si individë, prandaj kanë vendosur që më mirë të përqëndrohen te vetja dhe karriera. Ata mbeten prindër të përkushtuar për të gjitha kafshët që ndajnë së bashku”, -është shprehur burimi për People.

 se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 10-vjeçare. Ky vendim erdhi 7 muaj pasi çifti e kishte kurorëzuar dashurinë me martesë. Lajmi është konfirmuar nga një burim për People, i cili u shpreh se ndarja erdhi sepse ata dëshirojnë të përqëndrohen te vetja duke qenë se janë në zhvillim dhe duke ndryshuar vazhdimisht.

Duket se këto fjalë qenkan 100% të vërteta, pasi edhe Miley në reagimin e parë pas ndarjes nga Liam, flet për ndryshim, evolucion dhe respekt ndaj vetes.

“Mos e luftoni evolucionin, sepse nuk do të fitoni kurrë. Ashtu si mali mbi të cilin po qëndroj, që ishte nën ujë, i lidhur me Afrikën, ndryshimi është i pashmangshëm. Dolomitet nuk u krijuan brenda natës, u deshën miliona vite që këto bukuri të formoheshin. Im atë më thotë gjithmonë: ‘Natyra nuk nxiton kurrë, por është gjithmonë në kohë’… Më mbushet zemra me paqe dhe shpresë kur e di që kjo është e vërtetë. Më kanë mësuar ta respektoj planetin dhe procesin e tij dhe premtoj se do të bëj të njëjtën gjë edhe me veten time”, -ka shkruar Miley në një postim në Instagram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button