U gjend në rrugë trupi i pajetë i një 23-vjeçari, policia: Është vrarë me thikë

Një vrasje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Viktimë ka mbetur një 23-vjeçar Florjan Selimi, pas konfliktit me një person tjetër. Burime nga policia raportojnë se sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, Selimi është gjetur  pa shenja jete, njofton Topchannel.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me thikë gjatë një konflikti.

I riu nga Tropoja kishte disa vite që jetonte në fshatin Sulaj të Fierit. Ai mund të jetë vrarë gjatë orëve të vona të natës dhe kanë qenë kalimtarët ata që e pikasën trupin e pajetë, të hedhur në një kanal.

Policia ende nuk ka të dhëna rreth personi që i ka marrë jetën. Mësohet se pranë vendit të ngjarjes është gjetur edhe automjeti në pronësi të viktimës. Policia ka bërë këqyrjen e tij, me shpresë se do të mund të gjejë prova për identifikimin e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button