Organizata qytetare “Në biçikletë”: Nuk vozitet biçikletë në asfalt me temperaturë 58 gradë celcius

A do të vozitnit biçikletë në asfalt temperaturë 29.8 gradë celsius ose 58.9 gradë celsius? Nuk është njësoj, apo? A do të vozisnin biçikletë në asfalt me temperaturë 58.9 gradë celcius ata që sjellin vendime nga pushteti lokal, inxhinierët e trafikut dhe urbanistët? Nëse jo, përse presin tjerët ta bëjnë të njëjtën, thonë nga organizata qytetare “Në biçikletë” në një postim në facebook.

Sipas tyre, trotuaret dhe korsitë e biçikletave nuk duhet të jenë dekor i korsive të makinave. Ato duhet të jenë të dobishme për ata që i përdorin. Njerëzit e këtij qyteti. Ata thonë se krijimi i rrugëve nuk është thjeshtë shtrim asfalti. Krijimi i rrugëve është krijimi i jetës në një qytet.

Ata kanë matur temperaturat e asfaltit në hije dhe në diell, për t’i krahasuar ato.

Sipas tyre, klima e Shkupit kërkon gjelbërim rrugëve, posaçërisht e pozicionuar për t’iu bërë hije atyre që nuk janë me ajër të kondicionuar: këmbësorëve dhe çiklistëve.

“Dizajni i dobët i rrugëve në një qytet i shtyn njerëzit të gjejnë zgjidhje. Këmbësorët dhe çiklistët bëjnë shkelje (duke lëvizur në shtigje të huaja ose anasjelltas) sepse kërkojnë hije dhe shmangin nxehtësinë ekstreme në shtigjet e ekspozuara nga dielli. Njerëzit sillen si njerëz, dhe planifikuesit duhet ta planifikojnë qytetin sipas nevojave të njerëzve, jo nevojave të veturave”, thonë nga organizata qytetare “Në biçikletë”.

Ata thonë se është e padrejtë që në klimë të tillë, këmbësorët dhe çiklistët të presin semaforët që janë të ekspozuar në diell dhe të programuar për t’u shërbyer vetëm makinave.

Sipas tyre, është befasuese që temperatura e hapësirës së gjelbër, edhe kur është e ekspozuar në diell, është më e ulët se ambienti, në krahasim me asfaltin që është 20 gradë mbi të.

“Nga e gjithë kjo konkludojmë se në rregulloret vijuese, planet për Shkup-biçikletë-qytet, plani i përgjithshëm për Shkup, planet për gjelbërimin dhe menaxhimin e ndryshimeve klimatike, projektet rrugore etj. duhet të ketë një planifikim të detyrueshëm të gjelbërimit në rrugë dhe veçanërisht në bulevarde (madje edhe me koston e shkurtimit të korsive) dhe pozicionimi i duhur që të jetë përfitimi më i madh. Nuk duhet të ketë shtigje që i ekspozohen diellit gjatë gjithë ditës”, thonë nga organizata qytetare “Në biçikletë”.

Pemët janë klima jonë, thonë nga “Në biçikletë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button