Përdoruesve të ‘WhatsApp’ iu cënohet sërish privatësia

Një problem në kodin e WhatsApp mund të lejojë që hakerët të ndryshojnë mesazhet tuaja dhe të ndryshojnë fjalët që keni dërguar, sipas studiuesve të sigurisë në internet, njofton Lajmi.net.

Hakerët që përdorin të metën mund të ndryshojnë tekstin nga mesazhet e cituara dhe të manipulojnë fillin e një bisede, pretendojnë ekspertët, transmeton lajmi.net.

Ata madje mund ta bëjnë atë të duket sikur dërguesi tha diçka që nuk e ka thënë në të vërtetë, duke vendosur një emër tjetër mbi komentet e bëra.

Firma e sigurimit kibernetik me qendër në Izrael, Check Point Research (CPR), i cili zbuloi të metën, paralajmëroi se ‘aktorët e këqij’ mund të përdorin problemin për të përhapur dezinformata dhe lajme të rreme.

Ekipi i tyre detajoi një gjë të tillë në konferencën e sigurisë kibernetike në Las Vegas, ku morën pjesë ekspertë të tjerë të cilët zbulojnë gjithashtu dobësi në programet e njohura.

Ata pretendojnë se bosët në Facebook u ndërgjegjësuan për këtë probleme vitin e kaluar, por ende nuk duan ta zgjidhin atë.

WhatsApp thotë se nuk është në dijeni për një problem të tillë, por ai ka rregulluar një gabim tjetër, i cili i lejoi njerëzit të dërgonin një mesazh privat tek një pjesëmarrës tjetër i grupit, i maskuar si mesazh publik.

“Ne e shqyrtuam me kujdes këtë problem një vit më parë dhe është e gabuar të sugjerojmë se ka një cenueshmëri me sigurinë që ofrojmë në WhatsApp,” tha një zëdhënës i Forbes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button