Fundjava e dhjetë e protestave në Hong Kong

Policia e Hong Kongut përdori të dielën gaz lotsjellës ndaj protestuesve që mbajtën demonstrata në zonën Shui Po dhe një rreth qendër popullore tregëtare në Gjirin e Causeway-t, njofton Zëri i Amerikës.

Ky raund tubimesh pro-demokracisë shënon fundjavën e dhjetë me radhë të mbajtjes së demonstratave.

Zyrtarët kinezë janë të indinjuar që Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab pati një bisedë telefonike me udhëheqësen e Hong Kongut, Carrie Lam të premten në lidhje me demonstratat.

Një zëdhënëse e ministrisë së jashtme kineze shprehu pakënaqësinë duke kërkuar “që pala britanike të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet që ndërhyjnë në punët e Hong Kongut”, duke e quajtur ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës.

Të shtunën, megjithëse policia kishte ndaluar disa marshime proteste, duke përmendur frikën e dhunës, mijëra banorë, të zemëruar nga indiferentizmi i qeverisë dhe metodat e ashpra të policisë, u përleshën në gjithë qytetin duke përdorur taktika guerile urbane për të bllokuar rrugët, terminalin e aeroportit, marshimin masiv, duke shpërfillur gazin lotsjellës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button