Shqipëri: Shumë të arsimuar, vështirësi të gjejnë punë në profesion

Një pjesë e mirë e shqiptarëve me arsim të lartë nuk janë të punësuar. Sipas INSTAT, kjo shifër në 3 vitet e fundit ka variuar nga 19-21 % e njerëzve të arsimuar. Abc News, pyeti disa qytetarë në Tiranë, njofton Abc News.

Për jo pak shqiptare të arsimuar në shkollat e larta, është e pamundur gjetja e një punë në profesionin përkatës.

Statistikat e publikuara nga INSTAT tregojnë se që nga 2016 e deri në vitin e kaluar, të paktën 19- 21% e personave me arsim të lartë kanë qenë inaktiv.

“A punoni në fushën që kanë studiuar?”, ishte një pyetje që step shumë qytetarë. Disa prej tyre jashtë kamerave u shprehën se dëshira për të studiuar nuk iu ka munguar, por u zhgënjyen kur u përballën me tregun e punës. Shkaqet, sipas tyre ishin të shumta, por nuk specifikuan asnjë.

Por disa prej tyre u ka buzëqeshur fati.

Ky i ri punon në Call Center. Tregoi se nuk e kishte filluar shkollën e lartë, ndërsa numëroi shkaqet.

Sipas Instat, mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet. Ndërsa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button