Rumani, dhjetëra mijëra protestues në shesh kundër korrupsionit

Dhjetëra mijëra njerëz, të nxitur nga diaspora, kanë protestuar në Bukuresht kundër nivelit të lartë të korrupsionit. Manifestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë social-demokrate, e cila sipas tyre po dobëson gjyqësorin për të mbuluar aferat e veta korruptive, transmeton Alsat M.

Tubimi këtë herë ishte organizuar dhe promovuar nga shtetas rumunë që punojnë jashtë vendit, të irrituar nga korrupsioni i rrënjosur, administrata e dobët publike dhe përpjekjet e mazhorancës qeverisëse për të dobësuar gjyqësorin në një nga vendet më të korruptuara të BE-së.

Gjithashtu, vrasja e një vajze 15-vjeçare në jug të Rumanisë, kontribuoi në acarimin e mëtejshëm të manifestuesve ndaj autoriteteve për shkak të reagimit të vonuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button