Komisari Johanes Han ka reaguar për rastin “Reket”

Komisari i Bashkimit Evropian për zgjerim, Johanes Han ka komentuar në Twitter në lidhje me aferën korruptive “Reket” e cila ditëve të fundit dridh Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë duhet të zhvillohet pa ndërprerje , thotë ai.

Ai dje u thirr nga politikania gjermane, Doris Pack që të ndërmerr diçka në këtë rast ku është përfshirë prokurorja Katica Janeva.

“Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë duhet të zhvillohet pa ndërprerje. Sa i përket ngjarjeve të reja, është e rëndësishme që vërtetohet përgjegjësia ligjore për të gjitha veprat penale, duke përfshirë edhe ata që janë tek përgjimet ilegale. Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë mosndëshkim”, shkruan Han.

Sipas tij, autoritetet përkatëse duhet të hetojnë të gjitha veprat penale, pa ndërhyrje, ndërsa kryesit të marrin përgjegjësi ligjore.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
Gazeta italiane ka publikuar disa video dëshmi nga rasti.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button