Plagosja me armë në Laç të Shqipërisë, dy persona shpallen në kërkim

Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim dy persona, si autorët e dyshuar për plagosjen e 19-vjeçarit ndodhur pasditen e djeshme në Laç, shkruan Top Channel.

Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur shtetasit:

–  G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale ” Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”

– A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale ” Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve” dhe ” Moskallëzim krimi”.

Dyshohet se ngjarja ishte degradim i një konflikti të  ndodhur për motive të dobëta para disa javësh. Më pas konflikti ka vazhduar edhe pasditen e djeshme duke u përshkallëzuar në  plagosjen me armë zjarri të shtetasit E.M., i cili aktualisht ndodhet në spital.

Ndërkohë policia është duke vijuar punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button