Rasti “reket” gazeta italiane kërkon llogari edhe nga Federika Mogherini: Pse hesht? (VIDEO)

Në një video tjetër të publikuar nga e përditshmja italiane “La Verita” për rastin “Reket” kërkohet nga përfaqësuesja e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri politike, Federika Mogerini të reagojë.

Gazeta që deri më tani ka publikuar tre video (kliko 1, 2 dhe 3) kërkon llogari nga Mogerini.

“Pse nuk flet? Ishe pikërisht ajo që e kërkonte me ngulm Prokurorinë Speciale Publike në 2015 kur Zoran Zaev filloi të publikonte “bombat”.” thuhet mes tjerash në video.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
Gazeta italiane ka publikuar disa video dëshmi nga rasti.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button