Rama publikoi fotot e rikonstruksionit të Xhamisë së Pazarit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook përfundimin e punimeve të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër.
Postimin e tij, ai e ka shoqëruar edhe më urimin për besimtarët myslimanë.
“Me këto pamje të punës së bukur për nxjerrjen në dritë të Xhamisë së Pazarit në Gjirokastër, GËZUAR KURBAN BAJRAMIN 🙏”, shkruan Rama.
Xhamia e Pazarit, mori statusin monument kulture në vitin 1973. Është e vetmja xhami e paprekur, e cila u ka mbijetuar shkatërrimeve nga koha e komunizmit. Ajo ka një minare me një ballkon (sherife). Xhamia vizitohet kryesisht në verë nga turistët e interesuar për qytetin, ku xhamia bie shumë mirë në sy nëse kalon në zonën muzeale të Gjirokastrës.