Falja në malin e mëshirës, 2 milionë pelegrinë në Mekë

Pelegrinët myslimanë falen në malin Arafat, po ashtu të njohur edhe si Jabal al Rahma, mali i mëshirës, në juglindje të qytetit të shenjtë të Mekës, ndërsa kulmi i pelegrinaxhit të Haxhit po afrohet.

Arafati është vendi ku myslimanët besojnë se profeti Muhamed la amanetet e tij të fundit rreth 14 shekuj më parë, pasi udhëhoqi ndjekësit e tij në pelegrinazh, shkruan Topchannel.

Më shumë se 2 milionë myslimanë nisën Haxhin e përvitshëm të premten në temperatura përvëluese. Haxhi është një nga tubimet më të mëdha fetare të përvitshme në botë dhe është po ashtu një nga pesë shtyllat e islamit. Ai duhet kryer nga të gjithë myslimanët që kanë mundësi, të paktën një herë në jetën e tyre. Përbëhet nga një seri ritesh që kryhen gjatë pesë ditëve në qytetin më të shenjtë të islamit dhe rrethinat e tij në pjesën perëndimore të Arabisë Saudite.

Në Mekë, ndodhet edhe Qabeja, një strukturë kubike që është epiqendra e islamit. Myslimanët e të gjithë botës, drejtohen nga qabeja kur falen dhe pelegrinët gjatë Haxhit duhet të rrotullohen shtatë herë rreth saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button