Manchester City fitoi 5-0 ndaj West Hem

Skuadra e Manchester City ka fituar me goleade ndeshjen e parë për këtë edicion ndaj West Hem. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënuan plot 5 gola ndaj skuadrës londineze.

Manchester City i kundërpërgjigjet fitores së Liverpool me një goleade përballë West Hem. Kampionet në fuqi të Anglisë fituan në transfertën londineze me rezultatin e thelle 5-0. Sterling ishte heroi i takimit për Cityn me tre gola të shënuar, shkruan abcnews.

Gabriel Jesus hapi serinë e  golave për Manchester City në minutën e 25. Braziliani asistohet nga Woker dhe tregohet i saktë përballë gardianit kundërshtar. Pjesa e parë përfundon me fitoren minimale të Manchesterit. Në fraksionin e dytë të besuarit e trajnerit Pep Guardiola shënojnë edhe katër gola të tjerë.

Goli i dyte u shënua nga Sterling. Sulmuesi anglez asistohet nga De Brujn dhe vendos për shifrat 2-0. Është sërish i njëjti autor që realizoi edhe golin e tretë.

Nuk mund të mungonte Aguero i cili realizoi golin e parë për këtë sezon nga pika e bardhë e 11 metërshit ndërkohë që në fundin e takimit Sterling vulos fitoren 5-0 të Manchester Cityt. Kampionet e Anglisë tregojnë se janë sërish ata skuadra që duhen mundur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button