E dënuar për ryshfet, ish-kryeministrja e Tajlandës, shtetësi serbe

Serbia i ka dhënë shtetësi ish-kryeminstres tajlandeze, Yingluck Shinawatra, bëri të ditur agjencia shtetërore serbe e lajmeve Tanjug duke shtuar se vendimi ishte marrë gjatë një seance qeveritare.

“Qeveria i dha shtetësi asaj, sepse ky veprim mund të jetë në interes të Serbisë”, citoi Tanjug një deklaratë nga autoritetet serbe, shkruan Balkanweb.

Shinawatra tani mund të udhëtojë pa vizë në më shumë se 100 vende, përfshirë vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Ajo u dënua me pesë vjet burg me akuza për marrje ryshfeti pasi iku nga Tajlanda në vitin 2017. Vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra, ka shtetësinë e Malit të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button