fbpx

Financieri amerikan e ka vrarë veten në qelinë e burgut

Financieri amerikan, Jeffrey Epstein, i akuzuar për abuzime seksuale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik minorenësh, është vetëvrarë në qelinë e tij të burgut në Manhatan, ku edhe mbahej.

Lajmi është dhënë nga mediat amerikane që saktësojnë se milioneri, ka varur veten. Trupi pajetë i Epstein u gjet mëngjesin e të shtunës, rreth orës 7.30 minuta. Financieri ishte nën vëzhgim pas 23 korrikut të shkuar, kur u gjet në dysheme në gjendje kritike, me lëndime në qafë, shkruan Topchannel.

Në orët e fundit ishin publikuar dokumentat e hetimit në të cilat përshkruheshin aktivitetet e paligjshme në të cilët ishte përfshirë Epstein, me shumë detaje tronditëse dhe të sikletshme për zakonet seksuale të financierit. Qindra fletë janë bazuar në dëshmitë e disa viktimave, mbi të gjithë të Virxhinia Tobert Giufre që ka akuzuar financierin se e kishte shndërruar në një skllave seksuale që kur ishte 14 vjeç.

Menaxhues i fondeve të besimit, 66 vjeçari, mik i të pasurve dhe të fuqishmëve si ish presidenti Bill Klinton dhe ai aktual Donald Trump, ishte arrestuar në mes të korrikut Nju Jork nën akuzën për trafik seksual.

Atij iu mohua liria me kusht dhe u vu në arrest në pritje të procesit që duhej të fillonte në qershor të vitit të ardhshëm.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close