5 mënyra si t’i ktheni në “yje” punonjësit dembelë

Ndryshimi i stafit ju kushton me kohë dhe para të cilat mund të mos i keni. Ja se si të keni një ekip më të mirë dhe t’iu jepni atyre energji në proces. Pra ju keni disa punonjës të cilët nuk po përfundojnë punën, ose ndoshta nuk po e bëjnë mjaftueshëm shpejtë. Ju mund t’i përjashtoni ata, por e dini se koha dhe përpjekjet e kërkuara për të trajnuar grupin e ardhshëm të punonjësve janë domethënëse. Ju jeni të gatshëm të gjeni një mënyrë për të punuar me ata që i keni ( të paktën për tani).

Së pari, disa lajme të këqija: Ka mundësi që këta punonjës të mos motivohen asnjëherë të bëjnë punën. Në anën tjetër, ka edhe disa lajme emocionuese, gjithashtu: Mund të ketë një mënyrë për të ri-angazhuar punonjësit me misionin tuaj. Këtu janë pesë strategji të thjeshta për të shndërruar punonjësit joproduktivë në superyje të kompanisë, shkruan portali Lexo.

Qartësoni definicionin tuaj të ‘’produktivitetit’’- A e dinë punonjësit tuaj se çfarë konsideroni produktiv? Le të themi se ata kanë nxjerrë inventarin në marrëveshje të 10,000 mjeteve në muaj për shkak se gjithmonë ka qenë kështu. Ju dëshironi që ata të nxjerrin 20,000 në muaj. Kur ishte hera e fundit që definuat produktivitetin për ta? Nga të gjitha pesë strategjitë, kjo është më e lehta.

Krijoni konkurrencë- Krijimi i një ndjenje të konkurrencës në mes të anëtarëve të ekipit ose departamenteve është një tjetër strategji e thjeshtë për të rritur produktivitetin. Nganjëherë kur ju shtyeni njerëzit përmes këtyre mënyrave, sportistët e tyre të brendshëm dalin në pah. Ata rrisin performancën sepse dëshirojnë të fitojnë.

Pyesni se si mund të ndihmoni- Ndoshta ka një arsye të mirë se pse punonjësit nuk po takojnë standardet tuaja. Ndoshta një anëtar i ekipit po zvogëlon gjendjen morale ose një çështje e sistemeve po ngadalëson procesin. Pyesni anëtarët e ekipit se çfarë ndryshime dëshirojnë të bëjnë. Nëse mund të zbatoni njërën nga dy sygjerimet, ju mund të rrisni produktivitetin në tërë ekipin.

Jepuni atyre një reputacion për ta përmbushur- Libri i famshëm i Dale Carngie, ‘’How to Win Friends and Influence People’’ diskuton këtë teori. Në themel funksionon kështu: Tregojuni anëtarëve joproduktivë të ekipit se jeni të emocionuar t’i shikoni ata duke u treguar produktivë.

‘’E di se ka disa njerëz të cilët mendojnë se nuk mund të nxirrni 20 000 njësi nga dera këtë muaj, por e di se e kanë gabim’’, ju mund të thoni. ‘’E di se nuk është askush më i kualifikuar për ta bërë këtë se ti’’! Etiketoni punonjësit tuaj me një reputacion të produktivitetit të lartë, dhe ka gjasa që ata do ta përmbushin atë.

Nxitni rezultatet që dëshironi t’i shihni- Paraja flet. Por njëlloj bën edhe ushqimi, argëtimi, alkooli, dhuratat, dhe më shumë. Nëse keni nevojë që ekipi juaj të bëhet më produktiv, jepuni atyre një nxitje së bashku me qëllimin të cilin dëshironi që ata t’a përmbushin. Sigurohuni se e jepni atë shpërblim publikisht dhe sa më shpejtë që është e mundur sapo të arrihet qëllimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button