Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë

Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 14:15 në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në fshatin Obllavcë, konfirmoi policia.

“Aksidenti ka ndodhur mes tre automjeteve, një automjeti motorik “Xhip Grand” me targa bullgare, i drejtuar nga 27 vjeçari F.A. nga Kumanova dhe një automobili “Alfa Romeo”.  Në aksident ka humbur jetën shoferi i xhipit F.A., ndërsa pesë persona janë lënduar dhe janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës”, informojnë nga MPB-ja, shkruan MIA.

 

“Të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën, kanë lëndime në ekstremitete dhe të çara në fytyrë. Njëri prej tyre është dërguar në observatorium në rentgen diagnostikim. Të gjithë janë ndaluar në spitalin e Kumanovës”, deklaroi drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva.

Në vendngjarje janë dërguar dy autoambulanca, si dhe tre automjete zjarrfikëse.

Ekspertiza e policisë zgjat ende, qarkullimi i automjeteve është i ndërprerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button