Janeva komentoi edhe videon e tretë të rastit “Reket” dhe pranoi se ka biseduar me të dyshuarit

Prokurorja Speciale Katica Janeva me anë të kumtesës ka reaguar pas publikimit të videos së tretë nga ana e “La Verita”. Ajo insiston ende se biseda e saj, me Kamçevin ka qenë vetëm në interes të procedure parahetimore, ku ka dashur Kamçevin ta bëjë dëshmitar.

“Disa herë kam biseduar me persona të ndrysëm në tentim që të vendosemi në pozita më të mira në lëndët penale, kështu shpesh këtë e bënim nëpërmjet ndërmjetësuesve që ata i caktonin. Në rastin konkret gjatë asaj periudhe zhvilloja negociata me personin O.K që të bëhet bashkëpunëtore- dëshmitar, në një procedurë të re parahetimore që e zhvillonim në prokurori, së bashku me një prej prokurorëve të mi ndihmës”, ka kumton Janeva,

Ajo ftoi organet hetimore që sa më shpejt të grumbullojnë provat dhe të zbardhet deri në fund rasti.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button