Policia sekuestroi 72.500 pilula droge në Turqi

Policia turke ka sekuestruar 72.500 pilula opiumi në një bastisje anti-drogë në provincën mesdhetare të Mersinit, bëri të ditur sot një burim i sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndjekja fizike dhe teknike e policisë zbuloi se të dyshuarit ishin duke planifikuar një takim në distriktin qendror Mezitli për trafikim droge, tha burimi në kushte anonimiteti.

Ekipet e policisë grumbulluan tre të dyshuar të cilët dyshohet se kishin për qëllim të drejtonin drogën në treg.

Një qen nuhatës ndihmoi për të kapur rreth 36 kg pilula opiumi të fshehura në një makinë të të dyshuarve.

Hetimi mbi të dyshuarit vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button