Mediat serbe sërish e sulmojnë Zaevin, ndonëse ai nuk është në “Reket”

Një pjesë e mediave serbe, të afërta me qeverinë atje, edhe në artikujt e djeshëm për çështjen “Reket” dhe incizimet e reja të publikuara nga e përditshmja italiane “La Verita” vazhduan me taktikën për ta ndërlidhur drejtpërdrejtë kryeministrin Zoran Zaev me këtë skandal, shkruan Meta. Përshtypja është se këto media dolën të orkestruara me tituj sensacionalistë në të cilat vërehet qartë qëllimi për të diskredituar qeverinë aktuale të Maqedonisë dhe kryeministrin Zaev.

Portali “Pink“, për shembull, ka botuar një tekst manipulues të spinuar i cili që nga titulli është plotësisht i pavërtetë:

“QEVERIA E MAQEDONISË SË VERIUT NË PANIK! INCIOZIM I RI që dëshmon lidhjen e Zaevit dhe Boki 13 në repetimin e tajkunit maqedonas! (VIDEO) ”

(VLADA SEVERNE MAKEDONIJE U PANICI! Objavljen NOVI SNIMAK koji dokazuje povezanost Zaeva i Bokija 13 u REKETIRANJU MAKEDONSKOG TAJKUNA! (VIDEO))

Përkundër pretendimit të tillë, asnjë nga videot e publikuara deri më tani (09.08.2019) nuk flet për “lidhje të Zaevit me Boki 13 dhe reketim të biznesmenit Orce Kamçev”. Zaev nuk përmendet as në incizime, kështu që nuk është e qartë se për çfarë provash po flet Pinki (por media të tjera, për shembull “Informer“)

Dhe jo vetëm në titull, konstrukti që Zaev është i përfshirë në skandal bëhet që në fillim të tekstit. Lëshohet një e pavërtetë se : “mediat italiane kanë vazhduar të zbulojnë veprimet e pista të Zaevit, i cili dyshohet se është i përfshirë në reketimin shumë milionësh të biznesmenit të njohur Jordan Kamçev, së bashku me moderatorin Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13”.

Megjithatë, në audio incizimet e paraqitura nga “La Verita”, asnjë nga personat, zëri i të cilëve dëgjohet, nuk e përmend Zaevin në asnjë kontekst.

I pasaktë është edhe pretendimi se Zaev “dyshohet që është përfshirë në rekrutim”. Pikërisht Zaevi e ka raportuar rastin “Reket” në Prokurorinë Publike, ndërsa deri tani zyrtarisht të dyshuar janë vetëm dy persona – Boki 13 dhe Zoran Mileski – Kiçeec.

Të pavërteta janë renditur edhe më poshtë në përmbajtjen e tekstit, në pasusin që flet për OJQ-në “Lidhja ndërkombëtare” e Boki 13. Përkatësisht, pretendimi se kjo OJQ kryesohet nga deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski është i pasaktë dhe mund të kontrollohet në ueb-faqen e “Lidhja ndërkombëtare”. Remenski nuk është në asnjë  organe të Lidhjes, e nuk përmendet as në aktin për themelim të shoqatës. Ndërsa as ministrja e mbrojtjes Radmila Sekerinska nuk është as pjesë e Lidhjes ndërkombëtare, siç pretendon “Pink”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button