Moska bën përgatitjet për protestën e radhës, qytete të tjera pritet të bashkohen

Mbështetësit e opozitës në Rusi pritet të mblidhen të shtunën në Moskë në protestën e katërt gjithëpopullore pas presionit të vazhdueshëm për të lejuar kandidatët e pavarur të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Forcat e sigurisë janë përplasur me protestuesit dhe kanë ndaluar më shumë se 2,300 persona gjatë protestave të mëparshme më 27 korrik dhe 3 gusht, shkruan REL.

Pamjet e tilla kanë ngjallur reagime nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut në qeveritë perëndimore.

Njëmbëdhjetë rusë po përballen me akuza kriminale që mund të rezultojë me dënime shumë të gjata me burg.

Ministria e Jashtme ruse ka akuzuar mediat ndërkombëtare në Rusi për përkrahje ndaj protestave.

Protestat kanë marrë hov pas ndalesës së kandidatëve të pavarur të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në shtator.

Aleksei Navalny, aktivisti më i shquar i opozitës në Rusi dhe një nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, u burgos për 30 ditë , pasi thirri protesta të paautorizuara.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian më herët kanë dënuar “dhunën joproporcionale” të forcave të sigurisë gjatë protestave të kaluara në Moskë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button