fbpx

Incizim i ri për “Reket” – Katica për Lilen: “Nuk e mbaj rregullisht nën kontroll, përndryshe pa mua ajo s’mund asgjë të bën”  

Këtë mëngjes në onlajn numrin e gazetës italiane “La Verita” u publikua vazhdimi i tretë nga incizimi për aferën “Reket”. Në të sërish dëgjohen zërat e Bojan Jovanovskit – Boki 13 dhe Orce Kamçevit, si dhe zëri i prokurores Katica Janeva.

Ata flasin për t’ia kthyer pasaportën biznesmenit i cili është dyshuar në lëndën Perandoria”, për shkak se, siç ai thotë duhet të shkojë në Turqi. Atëherë, Boki 13 e inkuadron prokuroren në spikerfon të cilës i thotë: “Në rregull është, i kemi diskutuar të gjitha punët, i kemi apsolvuar të gjitha çështjet dhe paqartësitë”.

“Mirë”, thotë Janeva nga ana tjetër, pas kësaj Boki 13 vazhdon: “Ata saktë i kanë parashtruar tek kjo, janë thirrur në bazë të mendimit parimor juridik tek Dimishkova. Në rast se ajo nuk vendos, ai do ta dërgojë atë ditën e mërkurë-enjte me garancitë për pasaportën, pastaj me kontratën do të shkojë dhe tjetra ashtu që gjithçka është ok”.

“Po krejt është dakorduar, ashtu siç është dakorduar me Boki”, ndërhyn Kamçev, ndërsa nga ana tjetër dëgjohet Janeva duke thënë “mirë, mirë”.

Para se të përfundojë biseda ajo thotë që “tjetrën, gjithçka e ka nën kontroll”, kur e ndërpret Boki 13 i cili thekson që Kamçev ka frikë nga Lile, ndërsa biznesmeni thotë: “Nuk kam frikë..”

“Unë jam tepër e angazhuar prandaj nuk e mbaj rregullisht nën kontroll, përndryshe ajo pa mua nuk mundet asgjë”, thotë Janeva, ndërsa Kamçev komenton: “ashtu është, ashtu”.

“I thash unë që ajo këtu është nën ty dhe që nuk guxon”… shton Boki kur i mbaron biseda e parë e incizuar.

Pjesa e dytë e incizimit të bisedës telefonike ndërmjet Kamçevit dhe Boki 13, kur biznesmeni thotë që tetë persona kanë pranuar ftesa nga PSP-ja, ndër të cilët e përmend “vëllain e Anas”, “Miro MPM”.

Në anën tjetër të linjës Boki 13 nuk i është vetëm por në prezencë të ndonjë femre zëri i së cilës dëgjohet dobët, ndërsa i dyshuari në “Reket” e pyet për atë çka i thotë Kamçev dhe ia përcjell: “Më mirë për procedurën të kalojë gjithçka që në fund të jetë marrëveshja e fortë”.

Kur Boki 13 e pyet nëse ka diçka për të shtuar, ajo thotë “që të ketë pak aktivitete në prill”.

Biseda përfundon kur Kamçev pyet “donë të thotë çështje paksa e rëndë, ashtu? Të mos flasim shumë”, ndërsa Boki 13 përgjigjet në mënyrë pozitive.

Kamçev shton “makijazh, makijazh, çao”.

Në pjesën e tretë të bisedës është bisedë në të cilën përmendet edhe kryeministri Zoran Zaev.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close