Një tjetër futbollist kosovar i është bashkuar Aaraus në kampionatin zviceran

Djelmoshat kosovarë që luajnë kudo në Evropë vazhdojnë të shënojnë hapa para në karrierën e tyre profesionale. I fundit që e ka bërë këtë lëvizje është 20 vjeçari, Donat Rrudhani, njofton Zeri.

Kosovari i lindur dhe rritur në Francë, ka arritur marrëveshje me klubin zviceran FC Aarau, aty ku para pak ditësh kaloi edhe tashmë ish-futbollisti i Besës nga Peja, Liridon Balaj.

Mediat nga vendi helvetik kanë raportuar sot për akordin klub-lojtar, duke e cilësuar këtë të fundit si e ardhmja e vendit të tij. Gjithashtu, shtuan faktin se Rrudhani ishte njëri nga më meritorët që ish-skuadra, ‘Black Stars’ u promovua në një rang më të lartë garash, kjo duke i’u falenderuar 15’të golave të tij.Ish-anëtari i skuadrave franceze, CO Langres e FC Brunstatt (Juniorët), ka shënuar shtatë gola në vetëm katër paraqitje gjatë kësaj faze përgatitore.

Burime të Gazeta Blic të afërta me lojtarin, kanë konfirmuar se futbollisti ka pasur oferta edhe nga klubi më i madh në Zvicër, Baseli, por për shkak të zhvillimit në karrierë, Rrudhani e ka menduar që të shkojë dalëngadalë, duke u bazuar edhe në faktin se te Aarau do të ketë më tepër minutazh. Gjithashtu, ajo që është e rëndësishme dhe duhet të bëhet realitet sa më shpejtë, është ftesa e kombëtares U21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button