“Reket”, prokurorja Stefanova është thirrur si dëshmitare në prokurori

Prokuroria e cila udhëhiqet nga Vilma Ruskoska, i ka bërë ftesë si dëshmitare edhe prokurores së PSP-së, në bazë të deklaratës së saj dje e cila tha se i është bërë presion për rastin “Perandoria”, ku nën hetim janë Orce Kamchev, Svetan Pandeleski dhe disa persona të tjerë, ndërsa në dëgjimin e ardhshëm do të thirret edhe Prokuroria Speciale Katica Kaneva, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria për krim dhe korrupsion të organizuar e ka thirrur për ta marrë në pyetje të martën Lile Stefanovën, e cila është prokurore e lëndës  Perandoria” e hapur nga PSP-ja. Thirrja i është bërë duke në bazë të deklaratës së saj të djeshme ku ka thënë se i është bërë presion për ta ndaluar hetimin e saj ndaj Orce Kamchevit, Svetan Pandeleski.

Hetimi mbi lëndën “Reket”, udhëhiqet nga prokurorja për krim dhe korrupsion të organizuar Vilma Ruskovska, e cila e zgjeroi hetimin e saj duke ftuar edhe prokuroren e PSP-ës Lile Stefanova.

Në dëgjimin e ardhshëm do të thirret edhe prokuroria speciale Katica Janeva, shkruan SDK.

Dje, me publikimin e bisedave nga media italiane “La Verita” të inçizuara nga Orce Kamchev me të dyshuarin në “Reket” Bojan Jovanovski-Boki  13, ku Kamchev dëgjohet duke i thëne Bokit 13 se Stefanova përmes shokut të tyre të përbashkët Vancho Cifliganec i cili është edhe pronar i kompanisë për ndërtim ADORA, se i ka kërkuar një dyqan për ordinancë stomatologjike, nga ana tjetër Stefanova, ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar asgjë nga Kamchev. Orce Kamchev, këtë kërkesë të Stefanovës e përmend në bisedë me bashkëbiseduesin Boki 13, pa e pyetur ky i fundit dhe duke e regjistruar vetë bisedën.

Stefanova, tha se Kamchev dëshiron që përmes publikimit të bisedës që e ka incizuar vetë ai  ka për qëllim ta diskreditojë.

Më pas Stefanova, përmendi se Katica Janeva në mbledhje të këshillit ka propozuar një kërkesë ku ka kërkuar që të dyshuarit të paguajnë vetëm gjobë me para aq sa është dëmtuar buxheti i shtetit dhe mos të përfundojnë në burg, të cilën Stefanova e kundërshtoi.

Hetimi për lëndën Perandoria nuk është mbyllur, ndërsa Gjykata Supreme i ka ngrirë të gjitha hetimet e PSP-së.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button