Rasti “Reket”, doli edhe video e tretë, Boki 13 në bisedë përmend kryeministrin Zaev (VIDEO)

Në videon e publikuar mëngjesin e sotëm nga e përditshmja italiane “La Verita” dëgjohet biseda mes Boki 13 dhe Orce Kamçevit se si ai lavdërohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe i tregon fotot me kryeministrin në televizionin e tij. Po ashtu ai hapur fare i siguron Orce Kamçevit mbështetjen e kryeministrit dhe se ai nuk do të kundërshtojë në asnjë mënyrë vendimin e marrë nga Prokuroria dhe se po ashtu e ka takuar atë personalisht ato ditë që është bërë dhe regjistrimi i videos.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button