Si të mbrojmë telefonat nga nxehja këto ditë

Temperaturat e larta dhe rrezet e forta të diellit i sjellin problem jo vetëm organizmave, por edhe pajisjeve elektronike.

Shfrytëzimi i kompjuterëve dhe telefonave ‘smart’ direkt nën ekspozim e rrezeve të diellit ose lënia e telefonave në makina të nxehta jo vetëm që paraqet rrezikshmëri nga zjarri dhe shpërthimi i baterive, por ndikon edhe në jetëgjatësinë e tyre.

Nëse nuk keni një telefon që është i paraparë të përdoret në kushte ekstreme si në shkretëtira ose polin e Veriut, duhet që në muajt më të nxehtë të keni kujdes në atë si dhe ku e përdorni.

Pikë së pari nuk duhet ta ekspozoni direkt në rrezet e diellit, që nënkupton se nuk duhet t’i mbani në automobila, afër dritareve në zyra ose t’i mbani në duar derisa lëvizni jashtë gjatë ditës.

Në disa raste shfaqet paralajmërimi për kujdes nga temperaturat e larta, ndërsa në disa raste edhe fiket vetvetiu mobili. Temperaturat e larta e dëmtojnë edhe baterinë e mobilit, ose vetë mobilin.

Shembull, iPhone është punuar që të punohet deri në 35 gradë Celsius, njëjtë edhe shumica e Androidave janë të paraparë për të punuar në temperatura nga 0 deri në 35 gradë Celsius.

Si të ftohim pajisjen e ngrohur?

Mënyra më e thjeshtë është të fikni pajisjen. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim, atëherë duhet të mbyllni aplikacionet e panevojshme, si dhe të ndalni Wi-Fi.

Duhet të largoni nga dora menjëherë. Gjithashtu, duhet të mos e mbushni në atë periudhë, pasi bateritë nxehen edhe gjatë mbushjes.

Gjithashtu, për ftohje mos e futni në frigorifer ose nën pajisje ftohëse, pasi mund të shkakton kondensimin (lëngëzimin) e pajisjes, dhe mund të shkakton qarkun e shkurtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button