fbpx

Filloi parkimi i veturës pa vozitës, teknologjia më e re (FOTO)

Projekti më i fundit i Daimler dhe Bosch-it, është parkimi i veturave pa vozitës. Këta dy kompani deklarojnë se ky është sistemi i parë i plotë autonom për parkimin e veturës pa nevojën e vozitësit, i njohur si ‘parkimi automatik’ përmes një klikimi.

Kjo veturë futet në kategorinë e veturave automatike “Level 4”. Provat e para janë bërë në Shtutgart të Gjermanisë, në parkingun e muzeut të kompanisë Mercedes.

Gjatë parkimit automatikë, do të ndezen dritat brenda për t’i paralajmëruar kalimtarët afër që vetura po lëviz pa vozitës. Vozitësi duhet të vendos automobilin në vendin e saktë përpara se të aktivizon aplikacionin për parkim automatik.

Bashkëpunimi i këtyre dy kompanive është i tillë që, Bosch do të kujdeset për infrastrukturën, ndërsa kompania Daimler për teknologjinë e kësaj veture.

Nga kompania Mercedes-Benz, Michael Hagner deklaroi se “parkimin autonom është shumë më afër nga sa prisnim. Parkimi automatik në muzeun e Mercedes-Benz tregon se sa larg ka arritur teknologjia”.

Duke shfrytëzuar këtë sistemin e Daimler, sipas ekspertëve, do të sigurohet 20% më shumë sipërfaqe për parkimin e veturave tjera. Për diçka të tillë, është duke punuar edhe kompania Tesla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button