Policia kishte ndaluar 1300 emigrantë vetëm në tre muaj

Policia shqiptarë në bashkëpunim me forcat e Frontex në tre muajt e fundit kanë ndaluar 1300 emigrantë që kanë hyrë ilegalisht nga Greqia, transmeton Klan. Shifrat janë bërë publike nga Drejtori i Kufirit në policinë e shtetit Eduard Merkaj.

Eduart Merkaj, Drejtori i Kufirit dhe Migracionit: “Prej datës 22 Maj që ka nisur e deri sot, janë mbi 1300 emigrantë të vendeve të treta që kanë tentuar të hyjnë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri nëpërmjet kufirit me shtetin grek, një pjesë e tyre janë përsëritës. Pas përfundimit të procedurave të para, një pjesë janë kthyer vullnetarisht në vendin nga kanë ardhur, një pjesë janë duke plotësuar dokumentacionin, ka dhe nga ata që kanë kërkuar azil në Shqipëri”.

Merkaj së bashku me zëvendës drejtorin e policisë Çekë, Martin Vondrasek kanë inspektuar pikat e kalimit kufitar në Kapshticës dhe Kakavijë, atje ku operojnë edhe 50 oficerë të Frontex, ku 13 prej tyre vijnë nga policia çeke. Zyrtari çek e cilësoi misionin të suksesshëm dhe të rëndësishëm për sigurinë evropiane.

Referuar të dhënave zyrtare, nga janari 2019 deri në 22 maj të këtij viti, ditë në të cilin nisi edhe bashkëpunimi me Frontex, policia kufitare ka ndaluar 2825 emigrantë. Pak ditë më parë  e përditshmja britanike “The Guardian”,  ka shkruar se oficerët e Frontex kanë mbyllur sytë në disa raste dhune ndaj emigrantëve në kufijtë europianë. Po ashtu, dyshohet se edhe vetë Frontex, ka kryer shkelje në kufijtë e Bashkimit Europian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button