Lajm i mirë për tifozët e futbollit

Pas një pauze të gjatë, rikthehen ndeshjet e një ndër kampionateve më të mira në futboll, kampionatit anglez të futbollit, Premier League, njofton Portalb.mk.

Sonte, në ora 21:00 fillon ndeshja e parë e kampionatit 2019/2020 ndërmjet ekipit të Liverpulit dhe Norviçit. Kampionati planifikohet të zgjasë deri më 17 maj të vitit 2020.

Në kampionat do të garojnë 20 ekipe, derisa katër vendet e para kualifikohen direkt në Ligën e kampionëve, ndërsa vendi i pestë në Ligën Europa. Tre vendet e fundit në tabelë, rrezikojnë të eliminohen në kategorinë e dytë të futbollit anglez për sezonin 2020/21.

Nga 20 ekipe, 5 ekipe vijnë nga qyteti I Londrës, si Arsenal, Çelsi, Kristal Palas, Totenhem dhe Uest Hem.

Përkujtojmë se kampioni I sezonit të kaluar në kampionat ishte ekipi I udhëhequr nga trajneri Pep Guardiola, Mançester Sit, e cila do të përfaqëson futbollin anglez në Champions League bashkë me Liverpulin, Çelsin dhe Totenhemin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button