Do të ndalohet shitja e duhanit personave nën 18 vjeç në Belgjikë

Sipas rregullores së re në Belgjikë në lidhje me ndalimin e duhanit, kufiri i ndalimit për shitjen e duhanit do të rritet prej 16 në 18 vjeç, transmeton Anadolu Agency.

Në lajmet në mediat belge thuhet se në kuadër të rregullores së re që do të fillojë të zbatohet duke filluar nga nëntori i këtij viti, do të përfshihen të gjithë produktet e duhanit dhe cigaret elektronike.

Sipas kësaj, në rast se bëhet shitje e duhanit personave nën moshën 18 vjeç, do të ndëshkohen prej 200 deri në 2000 euro gjobë.

Një hulumtim i bërë mes viteve 2013-2018 nga Universiteti Catholique de Louvain në Belgjikë, ishte regjistruar se 18 për qind të të rinjve të moshës mes 14 dhe 16 vjeç, “të paktën njëherë në javë” pijnë cigare, ndërsa 12 për qind çdo ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button