Joveski: Do të merren në pyetje Katica Janeva dhe Lile Stefanova

Prokurori publik, Lubomir Joveski në një deklaratë për A1On, tha se të gjithë personat e përfshirë në rastin “Reket”, do të dëgjohen dhe do të merren në pyetje në procedurën parahetimore, njofton Portalb.mk.

“Nuk veprojmë në mënyrë selektive dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia penale nëse ka kryer vepër penale. Theksoj se në rastin konkret bëhet fjalë për veprimtari kriminale”, thotë Joveski.

Ai shtoi se, gjatë procedurës parahetimore për këtë rast prokurori kompetent i ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetuese, që të sigurohen provat dhe të konstatohet e vërteta sipas planit të përgatitur i cili siguron hulumtim të plotë të rastit.

Joveski gjithashtu ka theksuar se Prokuroria vepron në mënyrë jo-selektive dhe e siguron opinionin se të përfshirët në “Reket”, do të dëgjohen dhe do të merren në pyetje, përfshirë edhe prokuroret Katica Janeva dhe Lile Stefanova, ndërkaq pas mbarimit të hetimit, në pajtim me ligjet do të miratohet vendim prokurorial.

Prokuroria, thotë, përveç provave tjera për rastin konkret, disponon edhe me audio-video përmbajtje të incizuara.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button