Qeveria: Autostrada Kërçovë – Gostivar do fillojë të ndërtohet në vitin 2020

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, planifikon që nga mesi i vitit të ardhshëm të fillojë me ndërtimin e autostradës Kërçovë – Gostivar në korridorin 8, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Autostrada Kërçovë – Gostivar do të jetë e gjatë 42 kilometra dhe do të ndërtohet në tre faza.

Faza e parë: Nga Kërçova deri në fshatin Bukjoçan
Faza e dytë: Nga Bukojçani deri në Gjonovicën e Epërme
Faza e tretë: Nga Gjonovica e Epërme deri në Gostivar

Nga ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore” informojnë se momentalisht janë duke e kompletuar dokumentacionin e projektit për pjesën e parë nga Kërçova deri në fshatin Bukjoçan, me gjatësi prej 12.7 kilometra.

“Presim që tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që do t’i kryejë punët e ndërtimit të autostradës të hapet deri në fund të vitit 2019 dhe punët të fillojnë në mesin e vitit 2020”, thonë për Meta.mk, nga N.P për “Rrugët Shtetërore”.

Pjesa e parë e autostradës së ardhshme Kërçovë – Gostivar do të lidhet me autostradën ekzistuese e cila është në rindërtim Kërçovë – Ohër. Kur do të realizohet ajo pjesë e projektit, atëherë do të funksionojë edhe qarkorja e autostradës përreth Kërçovës.

“Për fazën e parë të autostradës Kërçovë – Gostivar  janë siguruar mjetet të pakthyeshme nga Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor nga BE në shumë prej rreth 20 milion eurove. Më pas nga buxheti i shtetit do të ndahen 6 milion euro, ndërsa mjetet e tjera të mbetura me shumën prej 79,2 milion euro do të sigurohen përmes kreditit nga “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”. Vlera totale e kësaj pjese të autostradës do të kushtojë 105 milion euro, sipas parashikimeve të bëra nga korniza për investime në Ballkanin Perëndimor”, shtojnë nga NP “Rrugët Shtetërore”.

Ndërtimi i autostradës së ardhshme mes Gostivarit dhe Kërçovës do të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në regjionin e Ohrit, pasi që Shkupi dhe Ohri do të lidhen plotësisht me autostradë. Në të njëjtën kohë, një pjesë e madhe e rrugës magjistrale e korridorit 8 për në Shqipëri do të jetë e mbaruar, duke lënë kështu pa mbaruar vetëm pjesën e rrugës nga fshati Trebenishtë i Ohrit përmes Strugës deri në pikën kufitare në Qafëthanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button