Aktori i Hollivudit tregoi për darkën e tmerrshme me Donald Trump dhe Melania

Woody Harrelson ka folur për mënyrën sesi u detyrua të pijë marijuanë për të duruar një darkë të tmerrshme me Donald Trump dhe gruan e tij Melania. Harrelson ka folur për darkën e vitit 2002, ku zbulon se si arriti në përfundimin se Trump, ishte narcist, transmeton Top Channel.

Harrelson tregon gjithashtu se si Presidenti aktual mbizotëroi bisedën gjatë gjithë darkës që zgjati dy orë e gjysmë. Duke folur për Esquire, 58-vjeçari tha: -“Kështu që të gjithë u takuam në ‘Trump Tower’, u ulëm. Melania ishte aty dhe atë kohë ajo nuk ishte zyrtarisht gruaja e tij. Dhe ishte, më lejoni t’ju them, një darkë brutale. Dy orë e gjysmë”. Mbrëmja ishte aq e keqe sa që aktori i Hollivudit pretendon se ishte i detyruar të dilte jashtë dhe të pinte hashash, në mënyrë që të duronte më shumë andrallat e Trumpit.

‘Më erdhi keq, unë u detyrova të dilja jashtë dhe të pija një cigare marijuane para se të kthehesha tek monologu monopol. Kam ardhur përmes Hollivudit, kështu që kam parë narcistë. Ky djalë ishte përtej kufijve. Më iku truri”, vazhdon të tregojë, ku shton se ndjeu keqardhje për gruan e ardhshme të Trump, Melania, e cila u përjashtua plotësisht nga biseda për darkën që përfshinte edhe Guvernatorin e atëhershëm të Minesotës, Jesse Ventura.

“Tani, në një tryezë të ndershme me katër persona, secili person ka të drejtën e 25 përqindshit të bisedës, apo jo? Unë do të thoja që Melania mori rreth 0,1 përqind. Unë kam marrë rreth 1 përqind. Dhe guvernatori, mori rreth 3 përqind. Trump mori pjesën tjetër, ‘tha Harrelson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button