Policia tregoi se çka ka ndodhur dje në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit

Ministria e punëve të brendshme (MPB), SPB-Tetovë raportoi për parregullsitë që i ka hasur gjatë kontrollit të veturave në komunikacion, njofton Portalb.mk.

Policia dje nga ora 9 deri në ora 14, kanë kontrolluar veturat gjatë qarkullimit në komunikacion, duke hasur në 27 vetura me probleme teknike, 14 prej të cilave ishin nga Tetova, derisa tjerat nga Gostivari.

Shumica e probleme teknike që janë hasur, 17 prej tyre, kanë të bëjnë me sistemin e frenimit.

Gjatë kontrollit policor, janë hasur edhe 11 vetura të cilave ju ka skaduar regjistrimi për qarkullim në komunikacion, derisa janë kapur 7 vozitës pa leje qarkullimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button