Ky është shteti evropian që do të legalizojë kanabisin

Luksemburgu u ka bërë thirrje fqinjëve të vetë të BE-së që të zbusin ligjet e tyre ndaj drogës teksa ministri i Shëndetësisë i këtij vendi ka konfirmuar planet për t’u bërë vendi i parë evropian që legalizon prodhimin dhe konsumimin e kanabisit.

“Këtë politikë të drogës që e kishim në 50 vjetët e fundit nuk ka funksionuar”, ka thënë Etienne Schneider për “Politico”. “Ndalimi i gjithçkaje e ka bërë vetëm më interesante atë për të rinjtë… Po shpresoj që të gjithë ne do të kemi një qasje më të hapur ndaj drogave”, raporton “The Guardian”.

Qytetarët e moshave mbi 18 vjeçe pritet të jenë në gjendje të blejnë drogë për përdorim rekreativ brenda dy vjetëve. Shteti do të rregullojë prodhimin dhe shpërndarjen përmes një agjencie të kanabisit, transmeton Koha.net.

Draft-legjislacioni pritet të zbulohet gjatë këtij viti duke ofruar detaje tjera mbi llojet e kanabisit që do të jenë në shitje dhe nivelin e taksës që do të vendoset për të.

Schneider tha se legjislacioni me gjasë do të përfshijë ndalesën që banorët jorezidentë të mos jenë në gjendje të blejnë kanabis në mënyrë që të mos kenë turizëm për shkak të drogës. Edhe kultivimi i saj në shtëpi pritet të jetë i ndaluar.

Të miturit e moshave nga 12 në 17 vjeç nuk do të kriminalizohen për posedim të pesë gramëve apo më pak të drogës, por ata që shkelin këtë ligj goxha bujar do të goditen me dënime të ashpra, sipas planit.

Schneideri tha se është i gatshëm të inkurajojë vendet tjera të BE-së që të ndjekin shembullin e Luksemburgut.

Nëse realizohet ky plan, Luksemburgu do t’i bashkohet Kanadasë, Uruguait dhe shtatë shteteve të SHBA-së në shpërfilljen e një konvente të OKB-së për kontrollimin e drogave narkotike përmes së cilës, nënshkruesit e saj përkushtohen të limitojnë “prodhimin, fabrikimin, eksportimin, importimin, tregtinë, punësimin e posedimin e drogës ekskluzivisht për qëllime mjekësore dhe shkencore” përfshirë edhe kanabisin, transmeton Koha.net.

Uruguai u bë vendi i parë në botë që krijoi tregun ligjor kombëtar të marihuanës kur e legalizoi atë më 2013, ndërsa Kanadaja e ndoqi shembullin e tyre më 2018.

Në Holandë, që është edhe vendi evropian që ndoshta më së shumti lidhet me qasjen e zbutur ndaj përdorimit të kanabisit, përdorimi i saj rekreativ, posedimi dhe tregtia e saj është e ndaluar. Ka një “politikë të tolerancës”, përmes së cilës përdorimi i saj rekreativ gjerësisht pranohet brenda kufijve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button