Veseli: Tomor Morina s’do të ekstradohet në Serbi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Tomor Morina, ish-ushtari i UÇK-së i ndaluar në Maqedoninë Veriore ditë më parë, kurrsesi nuk do të ekstradohet në Serbi dhe së shpejti do t’i kthehet familjes së tij.

Në një postim në Facebook, Veseli ka thënë të ketë qenë në kontakt me ambasadën e Kosovës në Shkup por edhe me avokatin e Morinës.

“Kurrsesi nuk ka për t’u ekstraduar në Serbi dhe duhet t’u jepet fund praktikave të fletëarrestimeve të Interpolit që janë gjeneruar prej kohës dhe mentalitetit të Millosheviqit. Së shpejti do kthehet në familjen e tij”, ka thënë Veseli, raporton Koha.net.

Ai tha se Kosova do jetë përherë mirënjohëse ndaj veteranëve si Tomori për sakrificën e bërë dhe nuk do t’i lërë asnjëherë vetëm.

LEXO: Gjykata Penale vendosi të mos e ekstradojë Tomor Morinën, por nuk e liroi nga paraburgimi
LEXO: Ambasadori Dedaj e ka vizituar Morinën në Burg: Ishte shumë mirë, i qetë dhe ndihej i pafajshëm
LEXO: Ministria serbe e drejtësisë do të parashtrojë ekstradim për Morinën
LEXO: Në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një ish pjesëtar i UÇK-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button