Ministria e Ekonomisë reagoi ndaj kërcënimeve të Kosovës

Ministria e ekonomisë (ME) e Maqedonisë së Veriut ka reaguar në lidhje me barrierat tregtare që ka paralajmëruar Ministria e tregtisë dhe industrisë (MTI) e Republikës së Kosovës, njofton Portalb.mk.

Ky reagim vjen si rezultat i pengesave që hasin importuesit e peshkut dhe produkteve të peshkut gjatë transportit nga Kosova në Maqedoninë e Veriut.

“Në bazë te obligimeve të cilat realizohen në CEFTA ku të dy shtetet janë anëtare dhe sidomos në bazë te aktiviteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e Protokollit plotësues 5 për lehtësimin e tregtisë, të gjithë aktorët relevant në realizimin e aktiviteteve për lehtësimin e tregtisë përfshi këtu Ministrinë e ekonomisë dhe Agjencinë e ushqimit dhe veterinës, në mënyrë aktive janë të përfshira në zbatimin e masave te politikës tregtare të caktuara në bazë të kontratave, marrëveshjeve dhe akteve nënligjore të harmonizuara me standardet dhe normativat evropiane”, deklarojnë nga Ministria e ekonomisë.

Ministria e ekonomisë deklarojnë se vendimet e tyre janë nën principin e barabarësisë dhe jodiskriminimit për gjithë shtetet, dhe në takimet e rregullta në CEFTA ka njoftuar Republikën e Kosovës për situatën që në muajin qershor.

Por, ME deklaron se do të jenë konstruktiv me autoritet nga Kosova, në zgjidhjen e këtij problemi.

“Sidoqoftë, RMV do të shqyrton kërkesën e Republikës së Kosovës për gjetën e zgjidhjes në interes të bashkëpunim të shkëlqyer afatgjatë”, thuhet në fund të kumtesës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button