Publikimi i videos për “Reket”, Sela dhe Kasami kërkojnë sa më shpejtë të pastrohet rasti

Pas publikimit të një video në lidhje me rastin “Reket”, kanë reaguar partitë opozitare, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, duke kërkuar nga autoritetet që sa më shpejtë të pastrohet ky rast, njofton Portalb.mk.

“Kërkojmë që sa më shpejtë të ndërmerren të gjitha masat ligjore që të zbardhet i gjithë procesi si dhe të zgjerohet hetimi. Njëkohësisht kërkojmë që të hapen hetime për të gjithë lëndët të cilat janë në procedurë parahetimore siç është lënda ‘Pacienti’ dhe të tjerat. Rasti ‘Reket’ është fakt i mjaftueshëm se të gjitha ato raste janë të dështuara për shkak të “reketit” kurse video materiali i cili u publikua sot e vërteton të njëjtën. Aleanca për Shqiptarët edhe një herë e përsërit qëndrimin për ‘Prokuror nga BE-ja’’ si një zgjidhje për dalje nga qorrsokaku në të cilin gjendet sistemi ynë i drejtësisë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Pastrim të rastit kërkon sa më shpejtë edhe Lëvizja BESA, të cilët thonë se nuk duhet lënë kohë që të dyshuarit “t’i shtrembërojnë faktet”.

“Pamjet e publikuara sot nga mediat italiane në lidhje me rastin “Reket” në të cilën shihet qartë prezënca e të akuzuarve kryesorë në këtë skandal, dhe që lë indikacion dhe dyshim për implikime edhe të zyrtarëve të lartë të Prokurorisë Publike Speciale, janë alarm urgjent që Prokuroria Publike, të veproi sa më parë dhe jo duke lënë që të kalojë koha dhe të lejohet hapësirë që të involvuarit potencial, të shfrytëzojnë mekanzima të ndryshëm për të shtrembëruar faktet në lidhje me këtë rast.  Për Lëvizjes BESA, prolongimi i hetimit për raste si “Reket” janë dëshmi se ende në Maqedoninë e Veriut kemi sistem juridik të partizuar dhe në shërbim të krimit dhe korrupsionit. Prandaj kërkojmë urgjentisht zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe vendosjen para drejtësisë të gjithë atyre që në forme direkte apo indirekte janë të përfshirë në këtë rast i cili dëmton rëndë kredibilitetin e Prokurorisë Speciale, institucion ky i cili duhej të ishte garant i vendosjes së shtetit të së drejtës”, thonë nga Lëvizja BESA.

Ndryshe, gazeta italiane “La Verita” ka publikuar një incizim në të cilën shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec me torbë me para dalin nga shtëpia e Orce Kamçevit. Në video-incizimin shihet edhe se si numërohen paratë.

Gazeta italiane në mëngjes publikoi edhe një pjesë të bisedës mes Orce Kamçevit dhe Boki 13, në të cilën ai i sqaron kamçevit se të hënën, më së voni të martën do të lirohet.

“Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, i thotë Boki 13-të, Orce Kamçevit.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e cila e udhëheq rastin “Reket”, nuk precizojnë saktë nëse i kanë apo jo si dëshmi video materialet të cilat u publikuan nga gazeta.

“Të gjitha dëshmitë të cilat Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i posedon në lëndën për të cilën tregoni interes do t’i prezantojë para gjykatës kompetente gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit në të cilën në vazhdimësi po punohet në sigurimin e të gjitha dëshmive”, deklaruan nga Prokuroria

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dheZoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button