Publikuesi i videos për “Reketin”, dikur e ndihmonte Gruevskin për “desorosoizim” në  Maqedoni

Gazeta italiane “La Verita”, e cila sot e ka publikuar një pjesë të bisedës në një video ku Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe Zoran Milevski-Kiçeec i marrin paratë nga Orce Kamçev, i cili është subjekt në hetimin për rastin “Reket” të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, që nga 15 janari 2017 publikon tekste që bazohen shumë në rrëfimin e partisë VMRO-DPMNE, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

“La Verita” në 2 korrik publikoi edhe ​​një audio regjistrim për gjoja kurdisje të një tenderi në M-NAV, në të cilin është i përfshirë edhe Sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Dragi Raskovski, me tekstin “Skandali në Shkup, Tenderi për ‘Leonardo’, Ciganë si ne”. Edhe në këtë artikull si dhe artikullin e sotëm për Kamçevin, gazeta nuk tregon se prej nga i ka marrë audio dhe video regjistrimet.

Faksimil i tekstit në "“La Verita”" nga 2 korriku 2019 me titull: "Skandali në Shkup, Tender për 'Leonardo', Ciganë si ne"
Faksimil i tekstit në ““La Verita”” nga 2 korriku 2019 me titull: “Skandali në Shkup, Tender për ‘Leonardo’, Ciganë si ne”

Gazeta, që numrin e parë e ka botuar më 20 shtator 2016, qysh në 15 janar 2017 botoi një intervistë me Nikola Poposkin, ministër i atëhershëm e punëve të jashtme të Maqedonisë në qeverinë teknike, i cili e promovoi operacionin “de-sorosizim” të Maqedonisë, të cilën e paralajmëroi kryeministri Nikolla Gruevski menjëherë pas zgjedhjeve. më 11 dhjetor 2016.

Më 15 janar 2017 publikoi një intervistë me Nikola Poposki Ministrin e atëhershëm të punëve të jashtme të Maqedonisë në qeverinë teknike me titull "Sorosi le të ndalet me de-stabilizimin e Maqedonisë"
Më 15 janar 2017 publikoi një intervistë me Nikola Poposki Ministrin e atëhershëm të punëve të jashtme të Maqedonisë në qeverinë teknike me titull “Sorosi le të ndalet me de-stabilizimin e Maqedonisë”

Më 14 maj 2017, pas sulmit të organizuar në Parlament. më 27 Prill, “La Verita” publikoi një tekst me titull “Zaev, socialisti i cili ka lidhje me islamin, mbështetet nga Mogerini, e  akuzon Italinë për gjenocid”.

Faksimil i tekstit në “La Verita” # të 14 majit 2017 me titull "Zaev, socialisti i cili ka lidhje me Islamin, i mbështetur nga Mogherini, e akuzon Italinë për gjenocid"
Faksimil i tekstit në “La Verita” # të 14 majit 2017 me titull “Zaev, socialisti i cili ka lidhje me Islamin, i mbështetur nga Mogherini, e akuzon Italinë për gjenocid”

Të gjithë artikujt shpërndaheshin nga partia opozitare VMRO-DPMNE dhe nga e gjithë infrastruktura e mediave të mbështetura nga partia ose mbështetësit e partisë. Në disa prej tyre, si dhe në ueb-faqen e internetit të VMRO-DPMNE, lidhjet me tekstet e transmetuara nga “La Verita” nuk ekzistojnë më.

Autori i të gjitha teksteve për Maqedoninë është Laris Gajser, në biografinë e të cilit në “La Verita” shkruan se është i lindur në Slloveni, anëtar i ekipit të Universitetit privat Katolik të Milanos, ligjërues në Universitetin e Xhorxhisë, SHBA dhe i Akademisë diplomatike në Vjenë, dhe se është konsulent qeveritar dhe i biznesit.

Faksimil  i tekstit të sotëm të Gajserit në "“La Verita”" me titull "Superkryeministri nga Shkupi, i mbështetur nga Mogerini dhe Brukseli, do të japë dorëheqjen për shkak të çështjes së ryshfetit".
Faksimil  i tekstit të sotëm të Gajserit në ““La Verita”” me titull “Superkryeministri nga Shkupi, i mbështetur nga Mogerini dhe Brukseli, do të japë dorëheqjen për shkak të çështjes së ryshfetit”.

Gajser duke e paralajmëruar, në profilin e tij në fejsbuk tekstin dhe videon e pagesës së Kamçevit për Boki 13, thotë se kjo është pjesa e parë “e tregimit tim që dëshmon se si BE-ja, pasi mbështeti ndryshimin e regjimit në Maqedoni, për t’ia kufizuar sovranitetin, ia doli ta krijojë Prokurorinë speciale publike (gjykatëse Katica Janeva), e cila që nga fillimi jo vetëm që ndërhynte në mënyrë të paligjshme në politikë, por edhe reketon njerëz”!

Sipas profilit të tij të Fejsbukut, më 9 tetor të vitit 2016-të, Gajser është fotografuar me ish presidentin Gjorge Ivanov në një mbledhje në Vjenë të Lëvizjes Panevropiane.
Sipas profilit të tij të Fejsbukut, më 9 tetor të vitit 2016-të, Gajser është fotografuar me ish presidentin Gjorge Ivanov në një mbledhje në Vjenë të Lëvizjes Panevropiane.

“Sistemi mafioz që funksionon nën kontrollin e drejtpërdrejtë të politikanëve të lartë! Me ata politikanë të kërkuar nga BE dhe Soros. Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së … vetë BE-në! Mogerini, Junker dhe shokët janë fajtorë për fshirjen e një kombi të tërë dhe për mbështetjen e hapur të gjithçkaje që shkon kundër sundimit normal të ligjit, sundim për të cilin gjoja angazhohet Brukseli!” shkruan Gajser në Fejsbuk dhe paralajmëron që në ditët në vijim do të publikojë “dokumente tronditëse që sinqerisht shpresoj se do t’i ndihmojnë Maqedonisë për të gjetur rrugën drejt një demokracie funksionale”.

Sipas informacionit në ueb-faqe, “La Verita” është gazetë e përditshme e pavarur me seli në Milano që shpërndahet në të gjithë Italinë, themeluesi dhe kryeredaktori i të cilit është Maurizio Belpietro, ish-redaktor i gazetave “Xhornale,” Panorama”,” Libero” dhe “Tempo”. Numri i parë i kësaj gazete ka dalë në 20 Shtator 2016, në fillim botohej të martën deri të dielën, ndërsa nga 2 korrik 2018 çdo ditë. Onlajn versioni fillon të dalë më 19 Mars 2018. Sipas kryeredaktorit, politika redaktuese e gazetës është e frymëzuar nga modeli i gazetarisë liberale, politikisht e afër me ish kryeministrit Silvio Berluskoni. Më 31 tetor, “La Verita” bleu të përjavshmen Panorama nga shtëpia botuese Mondadori në pronësi të Berluskonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button