Ky është qëndrimi i Prokurorisë Speciale në lidhje me videon për rastin “Reket”

Në lidhje me incizimin lidhur me rastin “Reket”, nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) thonë se incizimi nuk ka lidhje mes asaj që është thënë në incizim dhe propozimet e miratuara nga ana e PSP-së, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç theksohet në kumtesën e PSP-së, më 6 shkurt të këtij viti, PSP deri te Gjykata e Apelit ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit shtëpiak për tre personat e dyshuar. Duke vepruar ndaj këtyre propozimeve, Gjykata e Apelit në Shkup më 7 shkurt ka miratuar vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Pastaj, theksojnë nga PSP, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, tre të dyshuarit janë ankuar në Gjykatën Supreme.

“Me rastin e ankesave të deklaruara, PSP më 21 shkurt të vitit 2019-të, deri te Gjykata Supreme ka dorëzuar propozime, ankesat të refuzohen si të pabaza dhe të konfirmohet vendimi i Apelit për vazhdimin e masës së paraburgimit shtëpiak. Supremja, edhe përskaj këtyre propozimeve të Prokurorisë, më 4 mars të vitit 2019-të ka miratuar vendim me të cilin janë pranuar ankesat e tre personave, ndërkaq vendimet e Apelit janë ndryshuar dhe është shfuqizuar masa e paraburgimit”, theksojnë nga PSP”, thonë nga PSP.

Sipas tyre, edhe përkundër të gjitha mendimeve nga kjo Prokurori që të mos shfuqizohet paraburgimi për këto persona, Gjykata Supreme ka vendosur të kundërtën.

“Shpresojmë që ky sqarim do t’i ndalojë të gjitha spekulimet lidhur me këtë Prokurori rreth rastit “Reket”, thonë nga PSP.

Ndryshe, gazeta italiane “La Verita” ka publikuar një incizim në të cilën shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec me torbë me para dalin nga shtëpia e Orce Kamçevit. Në video-incizimin shihet edhe se si numërohen paratë.

Gazeta italiane në mëngjes publikoi edhe një pjesë të bisedës mes Orce Kamçevit dhe Boki 13, në të cilën ai i sqaron kamçevit se të hënën, më së voni të martën do të lirohet.

“Katica nuk do të përdorë mjete juridike për zvarritje, të hënën ose të martën ju jeni në liri”, i thotë Boki 13-të, Orce Kamçevit.

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e cila e udhëheq rastin “Reket”, nuk precizojnë saktë nëse i kanë apo jo si dëshmi video materialet të cilat u publikuan nga gazeta.

“Të gjitha dëshmitë të cilat Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i posedon në lëndën për të cilën tregoni interes do t’i prezantojë para gjykatës kompetente gjatë procedurës eventuale gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit në të cilën në vazhdimësi po punohet në sigurimin e të gjitha dëshmive”, deklaruan nga Prokuroria

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dheZoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button