Tasevski: BSP duhet të depolitizohet plotësisht

Depolitizimi, përjashtimi i plotë i ndikimit politik, reformat e vazhdueshme që synojnë profesionalizmin e plotë, sundimi i ligjit dhe sjellja etike është rruga drejt cilës duhet të lëvizë puna e Byrosë për siguri publike (BSP), për të përmbushur funksionin themelor – mbrojtjen e jetës, sigurisë personale dhe pronës së qytetarëve, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, parandalim të veprave kriminale, shkeljet, mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, kontrollin e lëvizjes dhe qëndrimit të të huajve, kontrollet kufitare dhe mbikëqyrjen, transmeton Portalb.mk.

Megjithëse emërimi i drejtorit të BSP-së është i rregulluar me ligj dhe ndonëse krahas kushteve të përgjithshme janë të përcaktuara edhe kushte specifike të cilat duhet t’i plotësojë personi i emëruar, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë ndikimi, kryesisht politik, një nga 14 rekomandimet e GREKO-s, që kanë të bëjnë me  MPB-në, në raportin për vlerësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, është të ndryshohet mënyra e emërimit të Drejtorit të Byrosë.

Drejtori i PSB, Sasho Tasevski për MIA thekson se në ligj, përveç kushteve të përgjithshme janë përcaktuar edhe kushte të veçanta që duhet t’i plotësojë personi i cili do të emërohet drejtor, me çka përjashtohen mundësitë për ndikim.

Neni 16 i Ligjit për punë të brendshme përcakton që BSP-ja si organ (operativ) në kuadër të MPB-së është përgjegjës për të kryer punë policore sipas kushteve të përcaktuara në Ligjin për policinë (neni 20).

“Sipas rregulloreve ligjore dhe akteve nënligjore, në fuqi, në bazë të cilave Byroja për siguri publike vepron gjatë kryerjes së detyrave policore, pozicionin më të lartë drejtues mund ta mbajë drejtori i BSP-së (ky pozicion mund të ulet në nivel më të ulët drejtues, por assesi jo në një pozitë më të lartë drejtuese nga Drejtori i BSP-së). Kjo e përjashton plotësisht ndikimin politik”, thotë Tasevski.

Reformat dhe prioritetet

Sa i përket reformave, Tasevski beson se nevojitet koordinim më efektiv vertikal dhe horizontal, si dhe lidhje funksionale më e mirë midis njësive organizative të policisë, për përdorim efikas dhe racional të burimeve njerëzore, materiale, teknike dhe financiare të cilat janë në dispozicion, punë transparente dhe qasje më të lehtë deri te qytetarët. si shërbimi i tyre.

Prioriteti është forcimi i kapaciteteve dhe burimeve të njësive të veçanta organizative brenda policisë kriminale për të kryer hetime për krimin e organizuar dhe të rëndë, duke e përfshirë edhe inteligjencën kriminale, hetimet financiare, krimin kibernetik, trafikimin e qenieve njerëzore, pastrimin e parave dhe terrorizmin.

Fushat më të rëndësishme të zhvillimit në BSP-së në Strategjinë për zhvillim të policisë janë zhvillimi i konceptit të krim-teknikës, i bazuar në praktikat dhe standardet më të mira të BE-së, me çka do të rritet efikasiteti dhe efektiviteti i Departamentit për kontrolle ekspertiza  të krim-teknikës.

“Duhet të ndërtohet ndërtesë plotësisht e re, e cila do të sigurojë akreditim të plotë të laboratorëve të krim teknikës në nivel qendror, për të marrë akreditim në përputhje me ISO/IECI 17025 në fushën e identifikimit të ADN-së, analizës së drogave, nënshkrimeve dhe zhvillimit të gjurmëve latente të gishtave”, thuhet në tekstin e botuar në “Bezbednost” ( “Siguria”).

Abuzimet dhe ndikimi partiak

Tasevski nuk e përjashton mundësinë e abuzimeve, por thekson se ekzistojnë mekanizma për parandalim.

“Mundësia e abuzimit parimisht mund të rezultojë nga përdorimi i burimeve njerëzore në dispozicion. Sidoqoftë, duke pasur parasysh organizimin e Byrosë, vendimet kryesore për zhvillim dhe reformim të Byrosë merren në takim të Grupit strategjik për përcaktim dhe koordinim të detyrave. Në mbledhjen e Grupit strategjik për përcaktim dhe koordinim të detyrave marrin pjesë të gjithë drejtuesit e departamenteve të sektorëve për punë të brendshme, Qendrat rajonale për çështje të kufirit dhe migracionit dhe bashkërisht përcaktohen prioritetet për punën e Byrosë, hartohet vlerësimi strategjik, identifikohen rreziqet më të rëndësishme që e rrezikojnë situatën e sigurisë në aspektin e kriminalitetit, prishjes së sigurisë dhe rendit e paqes publike, drejtuesit e njësive organizative informohen për situatën e sigurisë në aspekt të kriminalitetit, prishjes së sigurisë dhe rendit publik, merren vendime dhe punë të ngjashme”, sqaron Tasevski.

Sa i përket depolitizimit, Tasevski theksoi që nëpunësit e policisë nuk duhet të përdorin pozicionin e tyre për qëllime politike.

“Ata mund të manifestojnë përcaktimin e tyre politik si pjesë e të drejtave të tyre civile dhe politike jashtë detyrave të tyre që i kryejnë në polici”, thekson drejtori i BSP-së.

Drejtori aktual i BSP është Sasho Tasevski, ai është magjistër i kriminalistikës dhe kriminologjisë, i cili nga viti 2001 nga njësia policore “Tigrat”, përmes Departamentit për Sigurim si inspektor i lartë dhe i pavarur, në vitin 2015 është drejtuesi i këtij departamenti. Ka marrë pjesë në konferenca të shumta, seminare, trajnime të sigurisë, trajnime për anti-terrorizëm në SHBA, Izrael dhe Turqi.

Sipas pyetësorit të Drejtorit të BSP-së, neto paga e tij e përgjithshme është 84.679 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button