Në Shkup dhe rrethinë do të vendosen kontejnerë për hedhjen e mbetjeve nga therja e kurbaneve

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Higjiena Komunale e Shkupit në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe Myftininë e Shkupit, kanë ndërmarrë një aksion për mirëmbajtjen e pastërtisë në prag të festës së Kurban Bajramit dhe apelojnë deri te qytetarët që mbetjet nga therja e Kurbaneve të mos hidhen në vende ku mund të shkaktojnë më pas probleme shëndetësore për qytetarët, por t’i dërgojnë në pikat e grumbullimit të cilat do të vendosen nga këta institucione, njofton Portalb.mk

“Para festës së Kurban Bajramit, Higjiena Komunale e Shkupit ka ndërmarrë një aksion për mirëmbajtjen e pastërtisë në afërsi të objekteve fetare. Aksioni ka filluar mbrëmë nga Çarshia e Shkupit, dhe do të vazhdojë në çdo xhami tjetër që është në kuadër të qytetit të Shkupit. Në të njëjtën kohë bëjmë apel te të gjithë qytetarët që mbetjet të cilat shkaktohen nga therja e kurbanit mos të hidhen në vende dhe lokacione të pa përshtatshme. Higjiena Komunale do të vendos një kontejner 5m³  për grumbullimin e mbetjeve nga therja e Kurbanit, Higjiena Komunale do të jetë e  vëmendshme që këta pika grumbullimi të mos jenë në afërsi të vendbanimeve. Sepse ne gjykojmë që mbetjet nga therja e kurbanit janë mbetje të rrezikshme që mund ta rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe punonjësve tanë”, tha drejtor i HK “Higjiena Komunale”, Abdulsamed Shabani, duke shtuar se vitet e kaluara si pasojë e hedhjeve të pa kontrolluara të kurbaneve, qytetarët kanë pasur probleme shëndetësore.

Kryetari i Myftinisë së Shkupit Qenan Ismaili, para mediave tha se Kurbani gjatë therjes ka disa rregulla të cilat duhet të respektohen nga besimtarët sepse në rast se njëra nga ato mënjanohet atëherë është në pyetje pranimi i kurbanit te Zoti si sakrificë.

“Kurbani si adhurim në vete ngërthen edhe etikën e therjes. Ne kemi apeluar deri te besimtarët  nëpërmjet 136 xhamive që janë aktive në qytetin e Shkupit se si duhet të theret kurbani dhe se çka duhet të bëhet me mbeturinat e tyre, duke marrë parasysh se nëse njëra nga këto elemente prishet atëherë është në pyetje edhe pranimi i kurbanit te Zoti si sakrificë. Ne si myftini e Shkupit këtë vit i kemi zgjeruar edhe pikat ku do të bëhet grumbullimi i lëkurave të kurbanit, të cilat janë dy në Saraj, dy  në komunën e Haraçinës, një në Studençan, një në Batincë dhe një në qytetin e Shkupit te myftenija e vjetër apo afër kalas së Shkupit”, tha kryetari i Myftinisë së Shkupit Qenan Ismaili. 

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, tregoi qëllimin e këtij aksioni që bashkëqytetarëve tu lehtësohet puna e obligimeve fetare atë ditë.  Gjithashtu kemi ndërmarrë aksion për pastrimin e objekteve fetare dhe çarshisë së vjetër.

“Të gjithë qytetarët në kohë do të jenë të informuar, për pikat që i kemi hartu në bashkëpunim me Higjienën Komunale dhe Myftinë e Shkupit, nëpërmjet ueb faqeve tona dhe hoxhallarëve në xhami, se ku saktësisht do të jenë pikat e grumbullimit. Pikat i kemi zgjedhur që të jenë më larg nga vendbanimet, në atë mënyrë që çdo grumbullim të ketë efikasitetin e plotë në atë drejtim që të mos u bëjmë dëm qytetarëve të cilët jetojnë në atë rrethinë ku do bëhet grumbullimi kështu që në prag të festës së madhe të Kurban Bajramit bashkëqytetarëve tanë të ua lehtësojmë atë ditë punën dhe obligimet e tyre fetare.”, tha kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

Ndryshe, Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e profetit Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë  Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button