SHBA-ja shpreson në rifillimin e bisedimeve me Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se ai shpreson se bisedimet për denuklearizimin e Koresë së Veriut, do të rifillojnë së shpejti midis Phenianit dhe Uashingtonit, pavarësisht provave të përsëritura të raketave të Koresë së Veriut dhe vonesën e zgjatur në rifillimin e bisedimeve.

“Ne kemi shpresë se në javët e ardhshme do të kthehemi në tryezën e bisedimeve”, u tha Pompeo gazetarëve, në Departamentin e Shtetit, transmeton REL.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ranë dakord gjatë një takimi të 30 qershorit, për të rifilluar bisedimet midis zyrtarëve, të ngecura që nga një samit i dështuar në Hanoi, i cili u mbajt në muajin shkurt.

Që atëherë, Koreja e Veriut ka kryer një seri provash të raketave me rreze të shkurtër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button