Absurde! Aktakuzë për kundërvajtje kundër shkupjanes për shkak se ka fshirë grafitë me gjuhë të urrejtjes (FOTO)

Shkupjania Gordana Pirkovska Zmijanac mori aktakuzë për kundërvajtje për shkak se ka fshirë mesazhe me gjuhë të urrejtjes dhe në vend të tyre ka shkruar fjalë për dashuri dhe paqe, shkruan Portalb.mk

Ajo, në reagimin e saj në Fejsbuk, thotë se ka kërkuar ndihmë në stacionin policor Gjorçe Petrov, por në vend që ta mbështesin, ata do ta gjykojnë.

Në dokumentin që e ka marrë theksohet se procedura e kundër vajtje ska të bëjë me “pamundësim të përdorimit ose dëmtimit të ndërtesave publike, çezmave, burimeve, plazheve, parqeve publike ose të ndërtesave dhe instalimeve tjera publike”. Kjo sipas Ligjit për rend dhe qetësi publike mund të rezultojë me gjobë nga 100 deri në 400 euro.

Mesazhi “vdekje për shqiptarët” i Pirkovska Zmijanace ka zëvendësuar me “vdekje për urrejtjen” dhe “dashuri për të gjithë”. Ajo thotë se ideja e saj ka qenë të dërgojë mesazh paqësor. Shpreson se drejtësia do të ngadhënjejë dhe se MPB-ja do të tërheqë procedurën e kundërvajtjes.

“Me iniciativën time, unë e kam fshirëdisa herë me sprejdhe vendin ku shkruante ‘shiptarite” e mbuloja me ngjyrë të zezë dhe mbi të e shkruaja një mesazh paqësor, por sa herë që e bëja këtë, shumë shpejtë shfaqej grafit i ri me të njëjtën përmbajtje/ mesazh”, na sqaroi shkupjania.

“Duke qenë se përsëritej e njëjta gjë, përkatësisht sa herë që e mbuloja fjalën e urrejtjes, sërish rishfaqej mesazhi i dhunshëm, atë ditë, 01.08.2018, vendosa të kërkoja mbështetje institucionale, por përkundrazi mora leksione nga zyrtarët të cilët më pranuan dhe nga inspektorët të cilët ia lejuan vetes të më trajtojnë si një grua kriminele,ndërsa e shprehën arrogancën e tyre lidhur me pikëpamjet e mia se unë, si maqedonase, duhet të reagoja së pari në oborrin e shtëpisë sime, shqiptarët në oborrin e tyre, e mos të përmendigjitha gjërat i dëgjova. U ndjeva e sulmuar, sikur të kisha bërë diçka të keqe, ndonjë shkelje të rëndë … Më dhanë menjëherë ta nënshkruaj aktakuzën për kundërvajtje, por nuk pranova dhe nuk besoja se ishte e mundur që ata të ngritin procedurë për kundërvajtje në vend që të më ndihmojnë në atë që kërkoja, të bëjnë patrullime më të shpeshta në atë vend dhe t’i gjejnë ata të cilët përhapin gjuhë të urrejtjes”, thotë PirkovskaZmijanac në reagimin e saj në FB.

Ajo theksoi se gjuha e urrejtjes është vepër penale dhe se mesazhe të tilla ka shumë gjithandej nëpër qytet.

“Pasi krejt kësaj që po na ndodhë e kamtë qartë përse në Maqedoni nuk ka praktikë të sanksionimit të gjuhës së urrejtjes në gjyqësor. Me sa duket një pjesë e madhe e punonjësve nuk e njohin, nuk janë të sensibilizuar, janë plot urrejtje ndaj atyre që janë të ndryshëm, në baza etnike ose çfarëdo baze tjetër”, ka reaguar Pirkovska Zmijanac.

Gordana Pirkovska Zmijanac
Gordana Pirkovska Zmijanac
Gordana Pirkovska Zmijanac
Gordana Pirkovska Zmijanac

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button