SHBA: Propozim për projektligj në favor të viktimave të dhunës seksuale

Ligjvënësit demokratë të shtetit Wisconsin pritet të prezantojnë një projektligj qëeliminon kufizimet në rastin e padive ndaj klerit për sulme seksuale ndaj fëmijëve. 

Sipas ligjit aktual të Wisconsinit, fëmijët që janë sulmuar seksualisht kanë mundësideri në moshën 35 vjeçare që të ngrejnë një padi civile. Projektligji i propozuar e heqkëtë kufizim, shkruan Zëriamerikës.

Ligji aktual i lejon përfaqësuesit e klerit që t’i mbajnë sekrete informacionet qëmësojnë lidhur me pretendime për sulme seksuale ndaj fëmijëve gjatë bisedavekonfidenciale. Projektligji i demokratëve i detyron ata që t’i raportojnë këto raste.

Ndihmësit e drejtuesve republikanë nuk kanë bërë ende komente rreth së ardhmes sëkëtij projekligji. Por duket se ai ka pak shanse të miratohet nisur nga fakti qërepublikanët kontrollojnë institucionin ligjvënës në rang shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button